
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.
Sipas të dhënave më të fundit:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 271,806 vota, ose 34.04%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj, ka marrë deri tani 27,740 vota (3.47%).
Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 29,831 vota (3.74%), ndërsa Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka marrë 22,394 vota (2.80%).
Ndërkohë, partitë e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku bie në sy Lëvizja Bashkë me 1.32%, Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 1.18%, dhe forca të tjera që nuk e kalojnë pragun 1%.
- Tirana: PS ruan epërsinë, opozita humbet terren
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 577 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 93,534 vota ose 48.5%.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 67,030 vota, që përbëjnë 34.7%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 9,491 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 93,534 vota – 48.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 67,030 vota – 34.7%
Partia Mundësia – 9,491 vota – 4.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 5,974 vota – 3.1%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 3,129 vota – 1.6%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 466 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 224 vota – 0.1%
Lëvizja Bashkë – 5,308 vota – 2.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 6,556 vota – 3.4%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 928 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 354 vota – 0.2%
Në Vorë, bastion tashmë i konsoliduar i PS-së, kjo parti ka marrë 8082 vota, ndërsa kandidati më i votuar është Blendi Gonxhja me 4794 vota personale.
Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 223 kutive të votimit nga 493 në total.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 34,201 vota dhe 52.7%.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 25,407 vota ose 39.1%.
Partia Mundësia renditet e treta me 1,635 vota vota ose 2.5%.
Janë hapur 109 kuti në qarkun e Dibrës nga 222 që janë në total ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste
Deri tani Partia Socialiste renditet e para force e parë me 17,948 vota ose 56.9%.
Ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 11,861 vota ose 37.6%.
Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 12,374 vota ose 45.0%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 10,528 vota, ose 43.1%
PD-ASHM është shumë pranë me 43.2% të votave (11,878 vota), duke shfaqur një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) renditet i treti me 5.1% të votave (1,399 vota).
Janë numëruar 345 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 61.1% të votave (55,044 vota).
Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 29.0% të votave (26,101 vota).
Koalicioni NISMA-SHB ka siguruar 3.5% të votave (3,159 vota).
Në qarkun e Fierit janë numëruar 254 kuti nga 587 që janë në total, ku PS kryeson me 43,929 vota, ose 63.8%
Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 24.5% , 16,894 vota.
Koalicioni NISMA-SHB ka siguruar vendin e tretë me 3,084 vota ose 4.5%
Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 232 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 22,001 vota ose 40.4%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ndjek me 19,058 vota ose 35.0%.
Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta me 10,664 vota ose 19.6%.
Në qarkun e Kukësit janë numëruar 109 kuti votimi nga 139 në total, ku sipas të dhënave, PD-ASHM kryeson me 52.7% ose 15,560 vota.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 30.9% të votave (9,125 vota).
Partia Socialdemokrate (PSD) ka fituar 4,163 vota, që përbën 14.1%
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 145 qendra votimi nga 198 në total. Partia Socialiste kryeson me 8,337 vota, ose 64.0
Në qarkun Vlorë janë numëruar 234 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me 32,352 vota – 57.9%.
Pason Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i cili ka marrë 15,460 vota ose 27.7% të totalit, duke u renditur në vendin e dytë.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 3,087 vota – 5.5% të totalit të votave, duke u pozicionuar si forca e tretë në këtë garë zgjedhore.
Ndërsa në qarkun Korçë PS ruan 6 mandatet, opozita humb një
Deri në orën 14:26, nga 247 qendra të numëruara nga 423 në qarkun e Korçës, PS kryeson me 54.8% (33762 vota), duke ruajtur 6 mandatet e vitit 2021 dhe duke rritur përqindjen me 6.8%.
Koalicioni PD – ASHM ka 34.8% të votave dhe merr 4 mandate, një më pak se në zgjedhjet e fundit. Forcat e tjera nuk arrijnë të kalojnë pragun për të siguruar mandate.
Në qarkun e Beratit janë numëruar 186 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson sipas rezultateve të deri tanishme, Partia Socialiste.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është forca më e votuar me 25,941 vota ose 58.6%.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 13,229 vota ose 29.9%.
Shqipëria Bëhet renditet e treta me 3,158 vota ose 7.1%.
Vota e diasporës
Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 6488 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 3347 vota.
Diferenca mes palëve është rreth 3141 vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 947 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 338 vota.
SHIFRAT PARAPRAKE
PS – 6488 vota
PD – 3347 vota
Nisma SH- 947 vota
Mundesia – 338 vota
Bashkë – 251 vota
PSD – 120 vota