Vendosni fjalën kyçe....

Voton Agron Shehaj: Sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen


Kryetari i partisë së re “Mundësia”, Agron Shehaj, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, në Njësinë nr. 5 në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Shehaj garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare nën logon e partisë “Mundësia”, formacion politik i krijuar prej tij pas largimit nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat pas votimit, ai theksoi rëndësinë e kësaj dite për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
“Sot është një ditë e rëndësishme sepse kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve – për katër vitet e ardhshme pushteti nuk do t’i dëgjojë më, ndaj është e domosdoshme të votojmë për ndryshimin,” u shpreh Shehaj.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po zhvillohen në të 12 qarqet e Shqipërisë, ku mbi 3.7 milionë qytetarë janë thirrur për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvend.