Deputeti i PS-së dhe kandidat në listën e hapur Erjon Braçe është përplasur me gazetaren e Syri Tv Ambrozia Meta dhe përfaqësues të PD-së pas denoncimit se në një zyrë në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë ishte një zyrë patronazhistësh.
Braçe ka shkuar menjëherë në zonë dhe është përplasur me gazetaren Meta.
Pas mbërritjes së kamerave personat në fjalë u larguan nga vendi i ngjarjes.
“Ti dhe ky banditi këtu. M’u zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe
Gazetaria Ambrozia Meta: “Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-se pse vini fshehurazi.”
