Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat e 3892 qendrave nga 5225 në vend, Celibashi: Kanë votuar 41.6 e zgjedhësve  


KQZ-ja ka publikuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit. Sipas kreut të KQZ-së Celibashi, pjesëmarrja në shkallë vendi është 41.6 për qind.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Dibër ku kanë votuar rreth 50 për qind ndërsa më e ulëta është shënuar në Vlorë ku kanë votuar 30.24 për qind.

Qarku i Tiranës dhe i Kukësit kanë shënuar gjithashtu pjesëmarrje të lartë në votime me 46.82 dhe 47.96 për qind përkatësisht.

Përqindja e votimit i referohet raportimeve nga 3892 qendra votimi nga 5225 gjithsej.