Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha voton në Tiranë së bashku me familjen: Do të kemi një ditë të dytë vere


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Ai ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Berisha është një nga liderët politikë të cilët kanë marrë pjesë në votim gjatë paradites, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë vendin për të përcaktuar përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Të votojnë!
Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.
Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.
Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, tha ai.