Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet procesi i votimit në Elbasan dhe Lushnjë, shkak incidentet e shumta


Procesi i votimit në Karbunarë, Lushnjë, është pezulluar përkohësisht pas një incidenti ku kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së Votimit. 

Për të zgjidhur situatën dhe garantuar rifillimin e menjëhershëm të procesit të votimit, autoritetet zgjedhore dhe policia janë në terren. Deri në momentin e pezullimit, nuk raportohet për incidente të tjera në këtë zonë.

Po ashtu, procesi i votimit në Qendrën e Votimit nr. 2447 në Papër të Elbasanit është ndërprerë përkohësisht, pas raportimeve për parregullsi gjatë zhvillimit të votimeve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se forcat e rendit dhe përfaqësues të Prokurorisë kanë mbërritur në qendër për të hetuar situatën. Palët përkatëse po japin deklaratat e tyre zyrtare, ndërkohë që pritet që pas përfundimit të verifikimeve ligjore, procesi i votimit të vijojë normalisht.