Përpara vizitës së ardhshme të presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar këtë javë, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar vë në dukje se “ka pasur bisedime mbi një nismë për të njohur në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez” dhe paralajmëron se “nisma të tilla nuk janë konstruktive, por kundërproduktive”.
“Ato do shërbejnë vetëm si një çmim për terrorin e Hamasit,” tha ai gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman në Jerusalem.
Ai shtoi se çdo përpjekje për të njohur në mënyrë të njëanshme shtetësinë palestineze “vetëm do dëmtojë perspektivat e ardhshme për një proces dypalësh dhe do na shtyjë në veprime të njëanshme si përgjigje”, shkruan Times of Israel.
Mbrëmë, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee i quajti “të pakuptimta” raportet që pretendonin se Trump do njihte një shtet palestinez gjatë vizitës së tij.
