
Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” të Elbasanit, gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Rreth orës 07:45, anëtari i komisionit, shtetasi I. P., ka njoftuar autoritetet se një votuese, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e saj të votimit — një veprim i ndaluar kategorikisht nga ligji zgjedhor.
Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar gruan në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Pavarësisht këtij rasti, votimi në këtë qendër po vijon normalisht, pa pengesa të tjera.