Deputeti i PS-së Erjon Braçe akuzoi PD-në se ka ngritur një strukturë kriminale për të penguar votuesit e PS-së që të dalin në zgjedhje.
Ai e bëri deklaratën pas daljes nga një zyrë në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, të cilën selia blu e denoncoi si zyrë patronazhistësh që përdorej për blerjen e votave.
“PD-ja ka ka ngritur një strukturë kriminale, një grup të strukturuar kiminal për të penguar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Kanë tentuar që t’i byllin në shtëpi. Hajt mirupafshim. Belind Këlliçi ishte brenda dhe nuk gjeti asgjë përveç qeseve me kokoshka.Është këqyrur cep më cep. Prisni rezultatin që tamarrin vesh Belindi dhe gjithë Belindët. Ju që nuk jeni interesuar për 6 milionë euro po interesoheni për një zyrë pune. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Suksesi. ” – tha Braçe.
