
Në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij.
Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Berisha shkruan: “Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, një thirrje që duket se ka për qëllim të motivojë votuesit demokratë për një pjesëmarrje të lartë në votim.
Zgjedhjet po zhvillohen sot në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku qytetarët po votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë.