Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kukësit dhe SPAK kryejnë kontrolle për korrupsion zgjedhor, shpallen në kërkim dy shtetas


Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë kryer kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P. Ky veprim është pjesë e hetimeve për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, ndërsa puna intensive për kapjen e tyre vijon.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, po vazhdojnë hetimet me intensitet të lartë, me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në dhënien e vlerave monetare për të orientuar votën e tyre në favor të një subjekti politik.