Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm i Pakistanit: Lufta nuk është përparësia jonë


Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se “topi është në fushë të Indisë” kur bëhet fjalë për uljen e tensioneve aktuale.

Dar, i cili shërben gjithashtu si zëvendëskryeministër i Pakistanit, foli për transmetuesin Geo News pas një telefonate me Rubion.

“Lufta nuk është përparësia jonë dhe ne duam sinqerisht paqe, por pa hegjemoninë e asnjë vendi”, citohet të ketë thënë Dar, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Gjithashtu, Dar u raportua se kishte thënë se shpresonte që bisedimet me Indinë të mund të fillonin dhe kur u pyet për kontaktin midis fqinjëve, tha se “janë shkëmbyer mesazhe nga të dyja palët”./DW