Vendosni fjalën kyçe....

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit të shoqëruar nga agjentët e BKH


Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Prokurorët shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përcjell Balkanweb.

Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor janë caktuar nga dy prokurorë. Të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.

Ndërkohë në kryeqytet janë caktuar prokurorë të posaçëm.