Vendosni fjalën kyçe....

Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama për faljen e gjobave administrative


Koalicioni Euroatlantik ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK ndaj kryeministrit në detyrë, Edi Rama, duke e akuzuar për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, pas miratimit të një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) për faljen e gjobave administrative të vendosura nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Kallëzimi është dorëzuar nga Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i këtij koalicioni në qarkun e Tiranës, i cili e konsideron këtë vendim si një përpjekje për të ndikuar te votuesit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas tij, falja e gjobave në një moment kaq të afërt me ditën e votimit përbën “deformim të vullnetit të qytetarëve” dhe bie ndesh me parimet kushtetuese dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Dervishi akuzon kryeministrin Rama se ka ndërmarrë këtë veprim të nxitur nga frika e humbjes së shumicës parlamentare, sipas sondazheve që, siç shprehet ai, tregojnë se mazhoranca aktuale nuk arrin të sigurojë 71 mandate.

Vendimi i qeverisë për faljen e gjobave është miratuar më 9 maj, vetëm dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, çka ka nxitur reagime të forta nga opozita.