Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Edi Rama u tremb nga bulevardi i mbushur dhe ka bllokuar rrugët që në mëngjes


Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, në mitingun përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të shohë një ndryshim të madh. Ai theksoi se Partia Demokratike është e vetmja forcë që e bën të mundur atë që duket e pamundur dhe e cilësoi këtë zgjedhje si një betejë për dinjitetin dhe demokracinë.

“11 maji nuk është vetëm një betejë politike, por një luftë e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, dhe për Shqipërinë tonë. Edi Rama, i trëmbur nga ky bulevard i mbushur, ka bllokuar rrugët që nga orët e para të mëngjesit. Por demokratët e gjetën rrugën për të u mbledhur këtu dhe për ta bërë këtë bulevard më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona,” deklaroi Këlliçi.

Ai shtoi se pjesëmarrja e shumtë në miting ishte një dëshmi e forcës dhe besimit të qytetarëve. “Kjo është vepra juaj, qytetarët e lirë që rezistuat. Pas 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo do të ndodhë falë jush,” tha ai, duke theksuar angazhimin e PD për të realizuar ndryshimin.

Në fjalën e tij, Këlliçi e përfundoi duke thënë se PD është partia që do të kthejë shpresën dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.