
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përsëritur traditën e vitit 2021 duke vendosur publikisht një bast elektoral në Kuç të Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Tre ditë para votimeve, Rama ka “firmosur” bindjen e tij se PS do të fitojë të paktën 78 mandate, nga 74 që ka aktualisht, ndërsa si skenar maksimal përmend 88 deputetë në Kuvend.
Basti, i cili është dokumentuar me foto, tregon se Rama parashikon një rritje të votave në disa qarqe të rëndësishme.
Sipas tij, PS ka 100% shanse për të marrë nga një mandat më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier. Ndërsa projeksioni për arritjen e 88 mandateve përfshin një rritje më të gjerë, ku shanset janë:
+1 mandat në: Kukës, Vlorë, Durrës dhe Lezhë
+2 mandate në: Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier
Rama shfaqet i sigurt në këtë fazë finale të fushatës, duke sinjalizuar një mobilizim të fortë të socialistëve në të gjithë vendin, dhe duke sfiduar në mënyrë simbolike opozitën përmes këtij basti të përsëritur që tashmë është bërë pjesë e strategjisë së tij politike.