Vendosni fjalën kyçe....

“Rrugët janë copë”, Rama-komentuesit: Giro d’Italia e bën nisjen nga Shqipëria, Italianët mbetën të impresionuar nga infrastruktura


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale që ankohej për gjendjen e rrugëve, duke përdorur ironinë dhe duke përmendur garën prestigjioze të çiklizmit Giro d’Italia, e cila do të nisë nga Shqipëria në datat 9-11 maj.

Ai ironizoi duke thënë se “ndoshta edhe ata ishin patronazhistë nga Italia me biçikletë, që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë-copë.”

“Rrugët janë copë? Po s’i shpjegohet që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe nga Shqipëria. Erdhën italianët për të kontrolluar gjithë gjërat që duheshin.

Si shpjegohet që jo vetëm s’i gjetën rrugët copë dhe kanë tre etapa për bërë në Shqipëri por përkundrazi thanë u impresionuam nga infrastruktura në Shqipëri.

Apo thuaj patronazhistë nga Italia me biçikletë që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë copë.”, tha Rama.