Vendosni fjalën kyçe....

“Diplomati amerikan Philip Reeker i kërkoi Ramës e Bashës që unë të mos hyja në parlament” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se Edi Rama dhe George Soros bënë çmos për të lënë vendin pa opozitë.

Ai tha se ata lobuan në Departamentin Amerikan të Shtetit për shpalljen e tij non grata. I ftuar në “Opinion”, kreu i PD-së tha se diplomati amerikan Philip Reeker u kishte kërkuar Edi Ramës e Lulzim Basha që Berisha të mos futej në parlament.

“Nga 10 shatori 2021 gjer sot kam nis një mision jo për veten time. Kam vijuar betejën time i vetëm, jo për veten time. Ata nuk kishin asnjë fakt ndaj meje dhe u vërsulën për të më dëmtuar me çdo kusht me vendime politike. Philip Reeker erdhi këtu dhe kërkoi që Sali Berisha të mos futej në parlament, ia kërkoi Edi Ramës, Lulzim Bashës. Erdhi me porosi të Biden. Beteja ime nuk ishte personale po një betejë që vendi të mos mbetej pa opozitë. Dy ishin linjat që u ndoqën. Njëra ishte bllokimi i vizës, kurse tjetra ishte izolimi im. Kam këtu mesazhet që Rama u dërgonte europarlamentarëve.” – tha Berisha.