Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman Peter Beyer mbështet Jorida Tabakun në zgjedhjet e 11 majit: Tabaku një kolege e besuar në familjen tonë evropiane


Deputeti i Bundestagut gjerman dhe një nga zërat më të rëndësishëm të politikës së jashtme në CDU, Peter Beyer, ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike  dhe kandidaten në listën e hapur të PD, Jorida Tabakun, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Një mik i vjetër i Shqipërisë dhe mbështetës i vendosur i integrimit europian të rajonit, Beyer vlerëson angazhimin e Tabakut për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe afrim real të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një video të shpërndarë nga vetë Tabaku, Beyer e cilëson atë si një deputete të përkushtuar, një drejtuese vizionare dhe një zë të besuar brenda familjes evropiane. Ai vlerëson angazhimin e saj për forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Miqtë e mi të dashur shqipëtarë, është kënaqësi personale për mua të jap mbështetjen time të plotë për mikeshën time të dashur Jorida Tabaku, një deputete e angazhuar një drejtuese vizionare dhe një kolege e besuar në familjen tonë të përbashkët evropiane.

Gjatë viteve Jorida pa lodhje për të forcuar institucionet e Shqipërisë dhe të sjellë Shqipërinë sa më pranë Bashkimit Evropian .

Përkushtimi i saj për sundimin e ligjit, për transparencën dhe vlerat evropiane kanë qënë të palëkunshme që në krye të herës.

Ajo ka qënë urë komunikimi jo vetëm midis Shqipërisë dhe BE-së por gjithashtu midis PD dhe partisë popullore Evropiane.

Qëndrimet e saj brenda famiëjes EPP kanë qënë gjithmonë konstruktive me perspektivë përpara bazuar në parime. Ndërsa Shqipëria  tani lëviz drejt të ardhmes evropiane zërat si Jorida janë thelbësisht të qarta kurajoze dhe të angazhuara për reforma reale.

Unë kam besim të plotë personal në aftësinë e saj për të udhëhequr dhe përfaqësuar aspiratat e popullit shqiptar me dinjitet dhe integritet. Tani Jorida urimet më të mira për ju në këtë udhëtim të rëndësishëm tuajin dhe vendin tuaj.”