Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Gjunkshi në SPAK, padit kryetarin e Bashkisë së Dibrës dhe dy zyrtarë të tjerë për krime zgjedhore


Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut. Siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ai ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, dhe dy zyrtarëve të tjerë lokalë.

Në një njoftim të bërë publik dje në rrjetet sociale, Gjunkshi deklaroi:
“Të martën, ora 10:00, do të jem në SPAK për të denoncuar krimet zgjedhore të kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Rrahim Spahiut, drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi dhe kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja.”

Kallëzimi lidhet me pretendime për manipulime dhe parregullsi gjatë fushatës zgjedhore në Dibër. Gjunkshi nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e pretendimeve të tij, ndërsa pritet që SPAK të nisë procedurat e verifikimit.