Vendosni fjalën kyçe....

Trump do dhurojë pagën si president, njësoj si mandatin e parë


Presidenti amerikan Trump premtoi se do e dhuronte përsëri të gjithë pagën e tij si president, siç bëri në mandatin e tij të parë.

“Unë bëj diçka që asnjë president tjetër nuk e ka bërë, ata mendojnë se ndoshta George Ëashington e ka bërë. Unë do dhuroj gjithë pagën time. Dhe po e bëj përsëri,” tha Trump.

“Është një pagë e konsiderueshme. Është një gjysmë milioni dollarë në vit ose 550,000 dollarë në vit, për katër vjet bhen nja dy milion dollarë,” tha ai, duke iu referuar pagës plus përfitime të tjera si shtesat e udhëtimit dhe shpenzimeve, shkruan NTF.

Ai e bëri këtë gjithashtu gjatë mandatit të tij të parë, duke dhuruar pagën e tij në departamente të ndryshme federale, duke përfshirë Shërbimin e Parkut Kombëtar, Departamentin e Arsimit, Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) në lidhje me krizën e opioideve, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, përgjigjen e Kirurgut të Përgjithshëm për COVID-19 dhe Administratën e Biznesit të Vogël.

Që nga marrja e detyrës për mandatin e tij të parë në 2017, Trump e ka bërë fokusin kryesor uljen e shpenzimeve qeveritare aty ku është e mundur.

Kushtetuta e SHBA-së kërkon që Presidenti të marrë “kompensim” për shërbimet e tij “që nuk do rritet dhe as pakësohet gjatë periudhës për të cilën ai do të jetë zgjedhur”.

Aktualisht, presidenti merr një pagë prej 400,000 dollarë, përveç rimbursimit të shpenzimeve, një llogari udhëtimi dhe një buxhet argëtimi që arrin në 169,000 dollarë shtesë. 450,000 dollarë nga kjo shumë duhet t’i paguhen presidentit me ligj, por çfarë do të bëjë presidenti me të varet nga ata.

Presidenti John F. Kennedy, familja e të cilit ishte jashtëzakonisht e pasur, në mënyrë të ngjashme dhuroi pagën e tij për bamirësi, por mbajti përdorimin e llogarisë së shpenzimeve prej 50,000 dollarësh.