Vendosni fjalën kyçe....

Pritë ndaj forcave të rendit, 19 viktima në vendin afrikan


Të paktën 19 persona u vranë në një pritë të dyshuar banditësh në verilindje të Nigerisë, thanë policia dhe banorët të hënën.

Komanda e policisë tha në një deklaratë se sulmi ndodhi herët në mëngjesin e së dielës kur një patrullë e sigurisë lokale në distriktin Gëana ra në pritë.

“Një ekip operativ u dërgua në vendngjarje, ku gjetën trupat e viktimave,” tha në deklaratë shefi i policisë Sani-Omolori Aliyu.

Bandat e njerëzve të armatosur rëndë, të njohur në vend si banditë, kanë bërë kërdi në të gjithë Nigerinë veriperëndimore në vitet e fundit, duke rrëmbyer mijëra, duke vrarë qindra dhe duke e bërë të pasigurt udhëtimin me rrugë ose fermë në disa zona, shkruan Reuters.