
Një aksident u regjistrua pasditen e djeshme në Peshkopi, ku një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga 27-vjeçari A.Sh., doli nga rruga dhe u përplas me një dyqan.
Si pasojë, u plagos një efektiv policie, V.Gj., i cili ndodhej në shërbim.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dibër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.