Kreu i Partisë Republikane Mediu tha mbrëmjen e sotme se Rama duhet të heqë dorë nga bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit.
Ai paralajmëroi e SHBA-ja dhe BE-ja i ka sytë nga zgjedhjet në Shqipëri,të cilët duhet të jenë të lira e të ndershme.
I ftuar në emisionin “Log” në Neës24, Mediu theksoi se Chris LaCivita që drejton fushatën e opozitës është autoritet drejtues në Partinë Republikane në SHBA.
“Nëse Rama do heqë doë nga grupet kriminale me të cilat bashkëpunon në qarqe për të vjedhur e manipuluar votën, ta marrë e ta gëzojë. Ne i kemi paraqitur OSBE/ODIHR mbi 100 shkelje që ka bërë Edi Rama me administratën e vet. Kongresi i PPE-së nuk është një ngjarje dosido, atje shkohet me një proces paraprak verifikimi. Chris LaCivita ka ardhur për të menaxhuar fushatën e PD-së. Për sa i përket z.Fillgriffin, është pjesë e strukturave të Partisë Republikane. Chris LaCivita është autoritet drejtues i Partisë Republikane. Ne kemi vënë në lëvizje mekanizmat për një qëndrim të DASH për zgjedhjet në Shqipëri. Në Shqipëri duhet të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe zgjedhjet elirae të ndershme janë kyçe.” – tha Mediu.
