Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi në Pezë: Më 11 maj çlirohemi nga sistemi antidemokratik


Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e Pezës, ku akuzoi qeverinë për braktisjen e qëllimshme të kësaj zone dhe të gjithë Tiranës.

Ai deklaroi se më 11 maj, Peza dhe Shqipëria do të çlirohen nga një sistem që e cilësoi si antidemokratik.

“Në Pezë, bashkë me kandidatët e PD-së, Adriana Kalaja dhe Ethem Aga. Nga bashkëbisedimi me qytetarët dalin në pah problematikat e mbartura të 12 viteve keqqeverisje. Peza, ashtu si e gjithë Tirana, është lënë qëllimshëm në harresë, ndërsa vota e saj kërkohet të merret përmes blerjes dhe shantazhit”, tha Këlliçi.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshim përmes një programi që synon përmirësimin e kushteve ekonomike: minimum jetik prej 200 euro, pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro.

“Paratë e taksapaguesve nuk zhduken në xhepat e politikanëve, por kthehen në shërbime, konsum dhe rritje ekonomike”, u shpreh ai.