Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Saranda: Shqipërisë i duhet një parti e madhe si PS


Nga Saranda, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka sulmuar partitë e reja dhe të vogla, duke i cilësuar si “cikli i dytë i farës së LSI-së”. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Rama tha se këto parti ekzistojnë për interesa personale dhe të ngushta.

“Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha dhe konkluzioni im është: sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre.

Partitë e vogla janë për interesave të vogla.

Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Aq e vërtetë është kjo që po kthehesh mbrapa, PS mund të ketë shumë gabime në 35 vjet, por nuk ka asnjë moment që mund të ketë tradhtuar interesin kombëtar”,- tha Rama.