Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon PD-në nga Gjirokastra: 7 herë 7 nuk bëjnë më 42, por 6 milionë dollarë lobim në SHBA


Nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim elektoral, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, duke e akuzuar për shpenzime të pajustifikuara në lobim ndërkombëtar.

Rama iu rikthye batutës së njohur “7 herë 7, 42”, për të thumbuar rivalin e tij politik lidhur me lobimin prej 6 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot aritmetika është bërë interpretim. 7 herë 7 nuk është më 42, është bërë 6 milionë”, tha ai, duke shtuar me ironi se kontratat e lobimit ishin firmosur nga “tre patriotë nga e njëjta familje në Tropojë, që u lindi në zemër të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju, dhe të tregojnë në Amerikë sa e bukur është këneta”.

Rama komentoi edhe raportet që, sipas tij, përpiqen ta barazojnë këtë lobim me veprimtarinë e tij si kryeministër: “Është e habitshme të lexosh sesi në kënetë thuhet se 6 milionë dollarë nuk janë asgjë krahasuar me atë që ka bërë Edi Rama në qeveri – narkoregjimi. Kjo është absurde.”