
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Pasi ka vrarë bashkëshorten, mësohet se turisti ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pedonales së Shkodrës, në një hotel.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.