Vendosni fjalën kyçe....

Rusia dhe Ukraina “më afër” paqes – Rubio


Rusia dhe Ukraina janë më afër se kurrë një marrëveshjeje paqeje, më pranë nga sa kanë qenë tre vitet e fundit, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Ai paralajmëroi megjithatë se palët duhet ende të kapërcejnë dallime të shumta për t’i dhënë fund luftës.

Në një intervistë me Fox News, Rubio reflektoi mbi përpjekjet e presidentit amerikan Trump për të zgjidhur luftën në Ukrainë, një premtim që ai e kishte bërë ndërsa ishte ende në gjurmët e fushatës, shkruan Rt.

“Për njëqind ditë ai ka bërë përpjekje për të sjellë paqen. Ne jemi afruar. Për herë të parë  mund të shohim se çfarë do duhej që Ukraina të ndalonte. Ne mund të shohim se çfarë do të duhej që rusët të ndalonin,” tha Rubio.

Megjithatë, dallimet e forta midis Moskës dhe Kievit mbeten, vuri në dukje Sekretari i Shtetit.

“Ata janë më afër, por janë ende shumë larg. Dhe do bëhet një përparim i vërtetë këtu shumë shpejt për ta bërë të mundur këtë ose mendoj se presidenti do të duhet të marrë një vendim se sa më shumë kohë do t’i kushtojmë kësaj,” shtoi ai.