Vendosni fjalën kyçe....

Protestë e banorëve të Hotolishtit kundër rrugës Elbasan-Qafë Thanë, përplasje me policinë


Banorët e Hotolishtit janë ngritur në protestë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj projektit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Protesta është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke çuar në përplasje fizike.

“Duam tunel!” – janë thirrjet e banorëve, që janë mbështetur edhe nga fëmijët e tyre. Pas tensioneve të mëdha me policinë, protestuesit vendosën të ulën në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin dhe duke kërkuar vëmendje për kërkesat e tyre.

Një simbol i fortë i protestës ishte arkivoli, i cili u vendos në mes të rrugës si shenjë e dëshpërimit të banorëve. Përkrah tij, ata vendosën një pankartë ku shkruhej: “Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju.”

Ky akt ekstrem i banorëve të Hotolishtit ka sjellë shqetësim dhe reagime të shumta nga autoritetet lokale dhe ato të rendit, ndërkohë që protestuesit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për problemet e krijuara nga ndërtimi i rrugës.