Vendosni fjalën kyçe....

Robert De Niro mbështet të birin pasi ai bëhet trans: S’e kuptoj pse e bëni kaq të madhe


Robert De Niro shprehu mbështetjen për vajzën e tij Airyn De Niro, pasi ajo së fundmi njoftoi publikisht për herë të parë se është transgjinore.

“E doja dhe e mbështeta Aaron si djalin tim, dhe tani e dua dhe mbështes Airyn si vajzën time. Nuk e di pse e bëni kaq të madhe,” tha Robert De Niro për CNN.

Airyn De Niro, 29 vjeç, lindi nga aktori Robert De Niro dhe aktorja Toukie Smith në vitin 1995. Ajo diskutoi jetën e saj të hershme si një nga shtatë fëmijët e aktorit fitues të Oskarit dhe kalimin e saj më të fundit në trans.

“Jam mirënjohëse që të dy prindërit e mi ranë dakord të më mbanin larg vëmendjes”, tha ajo për gazetën.

“Ata më kanë thënë se donin që unë të kisha një fëmijëri sa më normale të ishte e mundur.”