Vendosni fjalën kyçe....

Socialdemokratët gjermanë miratojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës


Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen për formimin e koalicionit qeverisës, me 84.6% të anëtarëve që votuan “pro”, njoftoi partia përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në total, 15.4% e votuesve u shprehën kundër marrëveshjes, ndërsa pjesëmarrja në votim ishte 56%.

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, tha në një deklaratë për media se:

“Në këto kohë shumë të vështira për politikën globale, ne mbajmë përgjegjësi për sigurinë tonë, për rritjen ekonomike, për vendet e sigurta të punës dhe për mundësitë e barabarta”, sipas The Guardian.

Miratimi i marrëveshjes hap rrugën që Friedrich Merz të konfirmohet javën e ardhshme si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.