Vendosni fjalën kyçe....

“O me Ramën në Europë o më ata e në gropë”- Spiropali nga Kavaja: Bufi erdhi dje dhe hodhi helmin me mesazhin më të shëmtuar


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku e pranishme është edhe Elisa Spiropali, bashkëdrejtuese politike e PS-së në Tiranë.

Spiropali u shpreh se gratë e Kavajës do të japin një shembull të fortë duke votuar për Partinë Socialiste.

Ajo sulmoi ashpër opozitën dhe Sali Berishën.

“Më 11 maj japim shembullin e fortë që gratë e Kavajës do të votojnë për 5 PS dhe Ramën. Bufi erdhi dje në Kavajë me vrap dhe dha mesazhin më të shëmtuar në ditën e Pashkëve.

Lëshoi helmin në mënyrë më të shëmtuar dhe iku sërish sicc ikte gjithmonë, aty ku e ka vendin, jo në Parlament.

Ka krijuar aleancën anti drejtësi e anti SPAK. Zgjedhja sot është e qartë:

O me interesin kombëtar o për hallin e një njeriu të vetëm, o me Shqipërinë o me hallin e një familjeje të vete, o me Ramën në Europë o më ata e në gropë”, tha ajo.