Gykata e Posaçme nuk ka dhënë masë sigurie për kreun e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, të cilët u arrestuan dje.
Prokurorja Elida Kaçkini doi drejtohet me kërkesë SPAK-ut ndërsa sipas Shqiptares, nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.
Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident.
Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithse nga aksidenti dy persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital. Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore.
