
Në emisionin “Kjo Javë”, kandidati i PS për deputet në qarkun e Tiranës, tha se puna e SPAK dhe GJKKO është pozitive dhe se këto institucione kanë mbështetjen maksimale të opinionit publik dhe mazhorancës. Ai theksoi se pa reformën në drejtësi nuk do të kishte SPAK, duke shtuar se sfidon këdo të tregojë ndonjë projekt të ngjashëm para kësaj reforme. Sipas Xhafajt, hetimi i zyrtarëve të lartë është shenjë e funksionimit të drejtësisë së re.
”Padyshim e shoh pozitive punën e SPAK, prandaj është krijuar, i mirëmenduar në koncept dhe ide.
Ky institucion do kohën e vet, ndaj kemi krijuar një strukturë të posaçme hetimi. Atje ka burra e gra që unë i vlerësoj shumë pozitiv, të impenjuar, për ta përmbushur këtë mision, por dhe ai institucion ka problematika. Ka mbështetjen maksimale të opinionit publik dhe mazhorancës.
Ai institucion nuk do të ishte pa reformën në drejtësi. SPAK nuk është reforma, është një pjesë e reformës.
Pjesa ku heton është më e ndjeshme, përfshi njerëzit me pushtet, do të ishte gabim i madh nëse do të gjykonim SPAK e GJKKO, si të vetmit që kishin në fokus cështjet e drejtësisë. Askush smund ta mohojhë se pa reformë në drejtësi sdo kishte spak e gjjko.
Askush se mohon se kjo reformë u inicua nga ne, sfidoj këdo që të më tregojë një rekomandim, një projekt i gatshëm më parë, pikërisht për ta sjellë në këtë nivel këto dy struktura. Pra ka qenë koncepti ynë, vullneti ynë. Nga kjo pikëpamje Edi Rama ka plotësisht të drejtë, që patëm vullnetin, vizionin për ta ndërtuar.
Padyshim ne kishim përcaktuar që ishim pjesë e hetimit të posacëm në këto nivele, kishim përcaktuar objektet dhe subjektet, pra kemi qenë mjaftueshëm se do të kishte pasoja dhe te ne.
Ka tronditur SPAK? Padyshim qëllon që hetohet, ndalohet dikush që e njeh jo më një koleg bashkëpunëtor, e quaj tronditje. Por jo pse ata merren me këtë, për këtë janë ndërtuar. Mënyra si e bëjnë, standardet, janë pjesë e debatit. Këtu duhet të ndajmë. Intimidimin sulmin për ti larguar nga puna e tyre, nga debati për të qenë të suksesshëm në kufijtë e kushtetuesë e ligjit. E gabuar do t eëihste të konsiderohej e panevojshme. Më mirë kur ka diskutim., më së pari e bëjnë institucionet e drejtësisë, shoqeriua, si vjhen asnjë e keqe nga debati diskutimi.”