
Kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën, Klevis Kaso, ka ndarë një mesazh për votuesit përmes rrjeteve sociale, ku argumenton arsyet pse kërkon mbështetjen e qytetarëve më 11 maj.
Në postimin e tij, Kaso thekson se përvoja në fushën e biznesit i jep një përgatitje të mirë për të kuptuar sfidat e qytetit dhe për të ofruar zgjidhje reale, pa premtime boshe.
“Vij nga sfera e biznesit, njoh rrugën, përgjegjësitë dhe çdo kthesë. Nuk premtoj çudira, premtoj të jem zëri i komunikimit të mirë e ura-ngritës. Dëshira e madhe me të cilën e bëj këtë punë është faktori kryesor që justifikon besimin e të gjithëve”, shkruan ai.
Mesazhi i tij përmbyllet me moton: “E para dhe e vetmja, Vlora!”