
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka prekur gjatë fushatës së saj edhe shtresën e pensionistëve, të cilët sipas saj janë më të goditurit nga pasojat e keqqeverisjes.
Nëpërmjet një video, Jorida Tabaku thekson se pensionistët janë shtresa më e prekur nga keqqeverisja dhe se vota e tyre është shpresa për ndryshim.
“Nuk ka më kohë për të pritur, është koha për të votuar Partinë Demokratike”, shprehet ajo.
Ajo rendit disa nga problemet që sipas saj rëndojnë mbi këtë kategori, duke përfshirë rritjen e vazhdueshme të çmimeve, mungesën e rimbursimit për ilaçet, si dhe pensionet që i cilëson si “qesharake”, të pamjaftueshme për të mbajtur një familje.
“Unë besoj se pensionistët do të votojnë Partinë Demokratike, sepse nuk ka shtresë që ka vuajtur më shumë nga kjo qeveri sesa pensionistët”, shprehet Tabaku në video.