Vendosni fjalën kyçe....

Kina vendos tarifa shtesë prej 84% për mallrat amerikane


Kina ka rritur tarifat e saj për mallrat amerikane në një total prej 84%, njoftoi Ministria e Financave. Masa u prezantua pasi Presidenti i SHBA Donald Trump rriti tarifat për të gjitha importet kineze në 104% në fillim të kësaj jave.

Pekini ka vendosur një tarifë shtesë prej 50% – që do të hyjë në fuqi mesditën e së enjtes – për mallrat amerikane, duke pasqyruar lëvizjen e Uashingtonit.

“Praktika e SHBA-së për përshkallëzimin e tarifave ndaj Kinës është gabim mbi gabim, i cili cenon seriozisht të drejtat dhe interesat e ligjshme të Kinës dhe dëmton seriozisht sistemin tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla”, thuhet në dokument, shkruan Rt.

Përveç rritjes së tarifave, Ministria e Tregtisë e Kinës paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër SHBA-së dhe vendosi gjashtë kompani amerikane në listën e saj të ‘entiteteve jo të besueshme’. 12 biznese të tjera amerikane iu nënshtruan kontrolleve të eksportit që pengojnë kompanitë kineze t’i furnizojnë me artikuj me përdorim të dyfishtë.

Në një deklaratë të martën, ministria u zotua se Kina do e luftojë luftën tregtare “deri në fund” dhe “do mbrojë me vendosmëri interesat e saj”.