
Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, Brunilda Mersini u prezantua zyrtarisht si kandidate për deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
E rrethuar nga mbështetës, kolegë, qytetarë dhe figura të rëndësishme politike, Mersini shprehu mirënjohjen e saj të thellë për besimin dhe përkrahjen që i është dhënë në këtë rrugëtim.
“Një ditë që mbetet gjatë në zemër”, e cilësoi ajo takimin, duke falënderuar drejtuesin politik të qarkut Bledi Çuçi, kryetarin e Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, si edhe ministrin Pirro Vengu për praninë dhe fjalët mbështetëse.
“Prania e tyre dhe e çdo të ftuari ishte një mesazh i qartë besimi , jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën fituese të Partisë Socialiste”, theksoi Mersini.
Duke iu drejtuar qytetarëve të rajonit 1 dhe gjithë Vlorës, ajo theksoi se mbështetja e tyre i ka dhënë forcë dhe kurajë për të vijuar me përkushtim këtë garë elektorale.
“Kjo është rruga jonë e përbashkët.”- u shpreh Mersini.
Postimi:
Sot ishte një nga ato ditë që mbeten gjatë në zemër.♥
Në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, mes njerëzve të dashur, mbështetësve, kolegëve dhe miqve, zhvilluam prezantimin tim si kandidate për deputete.
Ishte një takim i ngrohtë, i mbushur me emocion dhe energji pozitive.😍
Jam thellësisht mirënjohëse për praninë dhe fjalët e mbështetjes nga drejtuesi politik i Qarkut, Bledi Çuçi, kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ministri Pirro Vengu dhe znj. Bello Vilma.
Prania e tyre dhe e çdo të ftuari ishte një mesazh i qartë besimi dhe mbështetjeje – jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën tonë fituese të Partisë Socialiste.🌹
Faleminderit nga zemra për çdo qytetar dhe çdo socialist të Rajonit 1 dhe të gjithë Vlorës, që më kanë dhënë forcën, kurajon dhe besimin për ta nisur këtë rrugëtim.
Zemra ime është plot mirënjohje për secilin prej jush. Kjo është rruga jonë e përbashkët.
#Zgjedhjet2025 #brunildamersini #mandati4 #vloradrejteuropës #Shqipërinë2030 #voto5