
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ka zhvilluar ditën e sotme takim me fermerë të vegjël që shesin produktet e tyre në rrugëtt e Tiranës.
Që nga Rruga e Kavajës dhe Tregu Çam, Tabaku u shpreh se çmimet e larta të produkteve të tyre, vijnë si pasojë e taksave të larta të qeverisë dhe nga rënia e blerjeve.
Ajo nënvizoi se gjëja kryesore që duhet bërë si për tregtarët, ashtu edhe për konsumatorët, është ndryshimi i ekonomisë.
Sakaq Tabaku ka prezantuar edhe programin e PD që premton për ta ulje taksash.
Postimi:
Rruga e Kavajës & Tregu Çam – zëra të qartë nga njerëz që punojnë çdo ditë:
💬 “Çmimet rriten, taksat po na mbysin, shteti nuk na ndihmon!”
Unë nuk dua thjesht t’i dëgjoj, dua t’i zgjidh!
✅ Në 11 maj ne sjellim:
▶Ulje taksash për biznesin e vogël
▶Mbështetje për ata që punojnë
▶Shtet që shërben, jo që ndëshkon
1 Voto për një sistem të drejtë që punon për ty!
🗳️ Voto Partinë Demokratike
🗳️ Voto Jorida Tabaku