
Kardiokirurgu Edvin Prifti i ftuar në podcastin “Shpreson për Shqipërinë” të Altin Goxhaj ka deklaruar se gjatë pandemisë vërejti një fenomen të pazakontë, pacientët me imunitet të dobët kishin shpesh rezultate më të mira ndaj Covid-19, krahasuar me ata me imunitet të fortë.
Ai tha se pacientët e operuar në zemër, të cilëve u ulej imuniteti për shkak të aparatit të qarkullimit ekstrakorporeal, kishin më pak komplikacione.
Këtë e vërtetuan edhe të dhënat nga pacientët me AIDS, kimioterapi dhe transplant, të cilët, megjithë imunitetin e dobët, kishin vdekshmëri më të ulët.
Këtë hipotezë ai e përmblodhi në një studim që ia dërgoi për botim dy revistave, “The Lancet” dhe “American Journal of Translational Medicine”.
Ndërkohë që revista e dytë e konsideroi studimin si mjaft interesant dhe kërkoi leje për ta dërguar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas disa javësh, ajo e refuzoi publikimin me arsyetimin se kampioni i pacientëve ishte tepër i vogël për të dalë në konkluzione të vlefshme shkencore.
Pjesë nga intervista:
Goxhaj: Në maj 2020 ju keni bërë një studim shkencor që ja propozuat një reviste të huaj. Cila ishte revista?
Prifti: 2 revistave, njëra quhej The Lancet dhe tjetra ishte American Journal of Translational.
Goxhaj: A kishte ndonjë kurë për Coronavirusin në 2020 dhe po të kishte ndonjë kurë a do të kishte vaksinë me detyrim në 2021? Po të kishte kurë sdo të kishte nevojë për vaksinë të paeksperimentuar apo jo. Në këtë shkrim ju ngritët një propozim.
Prifti: Unë ngrita një hipotezë për hir të vërtetës, nuk është se, është shumë e madhe të thuash që gjendet një kurë për coronavirusin kur gjithë bota presupozohej që ishte duke punuar për të gjetur alternativat.
E vërteta ishte që ne po na ndodhte një fenomen aspak normal. Çfarë ndodhte? Ndodhte që në të gjithë njerëzit operoheshin nëse ishin të kontaminuar ishin me Covid, operoheshin për gjëra banale po në momentin që futej tubi në gojë për të bërë anestezinë, vdisnin.
Ndërkohë që operoheshin nga zemra që janë operacione shumë më të vështira rezultatet ishin optimale, njëherë, dy herë, tre herë. Se vinin urgjenca raste të rënda dhe këto rezultate për ti konfirmuar unë ju shkruaj edhe disa kolegëve të mi që “ore është anormale kjo gjë?”.
Pse ishte anormale?
Sepse ajo që ka kardiokirugjia dhe nuk e ka asnjë kirurgji tjetër është se ne përdorim një aparat që quhet aparati i qarkullimit extrakorpiral.
Aparati i qarkullimit zëvëndëson punën e zemrës dhe të mushkrive për gjyëm ore, 1 orë, 3-4 orë, ndërkohë që kirurgët kryejnë operacionin në zemër.
Por çfarë dim ne nga shkenca që ky organ, ky zeron përgjigjen imunitare të njeriut për 48 orë dhe ajo kthehet vetëm në 60% të kapacitetit të saj për një muaj pas operacionit.
Pra çfarë do të thotë, neve operonim raste që ishin emergjente se ato raste që dilnin në Covid pozitiv me urdhër nga Ministria nuk operoheshin por këto raste që ishin urgjente këta operoheshin nga zemra ju zerohej imuniteti dhe nuk kishin problem vazhdonte me Covid, shumohej virusi por ama trupi nuk përgjigjej ndaj këtij infeksioni.
Atëherë aty më lind një dyshim dhe cili ishte dyshimi?
Dyshimi ishte po nqs është i vërtetë kjo pyetje që unë po ngre atëherë si do të jenë pacientët me AIDS?
Pra nqs shkojmë në një infeksion natyral, AIDS-i çfarë bën, kur aktivizohet ul imunitetin e trupit të njeriut, dhe duke ulur imunitetin presupozohet që numri i vdekjeve të jetë eksponencial, të jetë në rritje.
Marrim të gjithë kazistikat botërore të pacientëve me AIDS dhe të infektuar me Covid vdekjet në vend që të rriteshin ishin ulur.
Atëherë shikojmë pacientët me kimioterapi. Kimioterapia çfarë bën te të smurët tumorial, janë ilaçe të cilat bllokojnë shumimin e qelizave malinje, duke bllokuar shumimin e qelizave malinje bllokojnë dhe shumimin e rruazave të bardha të trupit të njeriut, skanë përgjigje imunitare.
Aq e vërtetë është kjo saqë pacientët me kimioterapi rrezikun më të madh e kanë nga infeksionet shoqëruese se kanë imunitet të dobët.
Atëherë çfarë duhet të prisnim ne, duhet të prisnim që të kishim vdekshmeri më të lartë, në të vërtetë nuk ndodh kështu, vdekshmëria ishte më e ulët ose pothuajse njësoj.
Goxhaj: Pra ju po thoni, ju konstatuat se imuniteti i fortë ishte i rrezikshëm për njeriun kurse imuniteti i dobët, kur ulej imuniteti ai mbijetonte.
Prifti: E saktë ai mbijetonte, mirëpo ne kishim edhe disa të dhëna të tjera shkencore në dorë. Neve kishim të dhëna që kishte filluar të përdorej me sukses kortizoni, po çfarë ishte kortizoni?
Një ilaç që ul imunitetin.
Kishte filluar të përdorej Tocilizumabi në Itali me sukses bllokues i interlukinës 11. Kishte filluar të përdorej ivermektina, imunomodulator.
Atëherë ne kishim disa të dhëna shkencore por të gjithë këto ilaçe se imuniteti është në formën e një kaskade, imagjinoni kur fillon trupi njeriut të aktivizojë përgjigjen vetëimunitare është si një ujëvarë, grumbullon të gjithë ujërat dhe pastaj i derdh poshtë.
Pra është një reaksion, dhe këta çfarë bënin këto ilaçe nuk është se bllokonin ujëvarën që në fillim por e bllokonin njëri diku në një vend tjetri çik më poshtë. Atëherë për të vërtetuar këtë hipotezë timen dmth mendoja unë, ku mund të vërtetohj, janë pacientët që bëjnë transplant të organave solide zemër, mushkri, pankreas, mëlçi dhe veshka.
Sigurisht ne nuk e bëjmë këtu në Shqipëri. Kërkova ndihmë dhe mora të gjithë rastet e raportuara në botë që nga nëntori 2019- prill 2020 që kryesisht ishin nga azia. Ishin diku te 300 raste që kishin bërë këto transplante të cilët ishin kontaminuar pra kishin kaluar Covid.
Tani normalisht në momentin që ti infektohesh nga një virus dhe je i tranplantuar menjëherë protokolli është që të ndalojnë pikërisht këto ilaçet e imunosuprisionit sepse pacientët e teansplantuar marrin ilaçe bëjnë një terapi me 3 preparate që është ciklosporina, kortizoni dhe azatioprina pra ja ku na del prapë kortizoni.
Të treja këto ilaçe ulin imunitetin e pacientit transplantuar në mënyrë që organizmi i tij ta njohi organin që i është futur brenda ta njohi si të vetin mos ta luftojë. Në momentin kur ti infektohesh mund të vdesësh nga infeksioni, atëherë mjekët fillojnë edhe ndërpresin këto ilaçe të imunosupresionit derisa ti të aktivizohesh.
Por ama ka një klauzolë këto protokolle nuk mund ti ndërpresin në rast se ti je në proçes flakje, pra në atë moment trupi është duke luftuar organin pra rreziku i flakje së organit nga organizmi është më i madh se sa infeksioni.
Dhe kështu kishte ndodhur në të vërtetë, kisha mbledhur të gjithë rastet një pjesë e këtyre ju ishte ndërprerë imunosupresioni, se ishin kontaminuar me Covid pra për të ju rritur imunitetin me llogjikën e asaj kohe që jepej zink, vitaminë C ata kishin ndërprerë këto ilaçe në mënyrë që tu jepnin një shanc pacintëve që të luftonin infeksionin.
Por ama ishte një grup tjetër pacientësh që ata nuk mund ta ndërprisnin këto ilaçe do të vazhdonin uljen e imunitetit me këto ilaçe dhe nga 22 veta që kishin vdekur asnji nga pacientët që kishin vazhduar ilaçet e imunosupresionit ndërkohë që 22 vdekjet kishin ndodhur në ata që u ishin ndërprerë këto ilaçe pra ishte rritur imuniteti.
Këta pacientë marrin këtë ilaç që quhet Ciklosporinë që është një lloj antibiotiku në të vërtetë është zbuluar në Skandinavinë e Veriut vite më parë por që u pa më vonë e morën e kanë studiuar si antibiotik donin ta përdornin si antibiotik po pastaj u pa që ishte imunosupresor i fuqishëm, është lëndë biologjike pra e gjen në natyrë dhe unë sugjeroj që nuk do ishte , e hedh si tezë, mos vallë ciklosporina e cila e bllokon ujëvarën që në origjinë në të vërtetë se është imunosupresor shumë i fortë që bllokon gjithë kaskadën, sa të merremi me korrtizonë e me këto mbase një dozë minimale ciklosporine pacientët të cilët janë me Covid dhe këta tu bllokohet reaktiviteti, se çfarë ishte Covidi?
Këta pacientë infektoheshin shumohej virusi pas dy javësh pacienti bëhej negativ fillonte Covidi, dhe Covidi ishte si një përgjigje ndaj një organi të transplantuar.
Virusi futej dhe nuk sillej si viruset e tjereë, bashkohej me qelizat e njeriut dhe ndërkohë organizmi e njihte ktë komponent si armik dhe e luftonte, pra luftonte vetveten. Dhe ky mekanizëm unë mendova që mund ti jepej kjo zgjedhje.
Goxhaj: Ti bëre një studim, e shkruajte, me email ja çove dy revistave. Tek The lancet unë nuk kam asnjë dyshim që e ka pas që ditën e parë politik editoriale që thonte “kush guxon…”, tani shkojmë tek kjo revista e dytë.
Prifti: Revista e dytë menjëherë sapo e mori dhe kaloi atë draftin e parë më çon një email që nuk ishte fare normal ku më thontë që “kërkojmë lejen tuaj që këtë artikull, këtë studim të ja nisim direkt OBSH-së”, për mua ndodhte hera e parë. “Pra ky studim i juaj ka konkluzione të cilat duhet të merren parasysh dhe ne kërkojmë lejen tënde për të ja nisur OBSH”.
Goxhaj: Ata thanë lexuam këtë gjë dhe ti ke bërë një propozim që mund të ketë një vlerë të lartë sepse nëse vërtetohet ajo që thua ti ndryshon bota, dhe ata thonë të ja çojmë OBSH. Natyrisht ky studim nuk u botua kurrë apo jo?
Prifti: Ky studim nuk u botua kurrë sepse pasi ata ja çuan OBSH-së, unë nuk di çfarë komunikimi kanë patu se natyrisht do mi tregonin mua por ajo gjë që ndodhi është që pasi ata ja çuan OBSH-së dhe kaluan disa javë ata më dërgojnë një përgjigje ku më thonë që “kampioni është shumë i vogël për të dalë në konkluzione të tilla”.