Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, shpëtojnë pasagjerët


Një autobus ka shpërthyer në flakë sapo ka dalë nga tuneli i Skërficës, duke u përpirë totalisht nga zjarri.

Fatmirësisht, pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarri, ndërsa janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.