Vendosni fjalën kyçe....

Rama: BE nuk merr parasysh individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë, nuk është studio konsulence që vjen nga Amerika


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, duke i ironizuar ata për çështjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama theksoi se BE nuk merr parasysh individët që kanë probleme me drejtësinë dhe se negociatat nuk mund të ndikohen nga kush fiton apo humb zgjedhjet në vend.

Ai shprehu se kjo është një çështje kohe dhe se kalendari për anëtarësimin është shumë i ngjeshur, duke shtuar se çdo lëkundje mund të ketë pasoja. “BE nuk merr parasysh individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë. Nuk është një studio konsulence që paguhet për të bërë fushatë,” tha Rama.

Kryeministri e komentoi gjithashtu angazhimin e LaCicvita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore, duke e cilësuar si një akt të thjeshtë që nuk ka asnjë ndikim në procesin e integrimit. 

“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu.

Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje.

Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe.

As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.