
Prodhuesit e automjeteve amerikane dhe rivalët e tyre globalë u njoftuan se pesidenti amerikan Trump do vendoste tarifa 25% për të gjitha automjetet dhe pjesët e automjeteve të prodhimit të huaj të importuara në Shtetet e Bashkuara.
Taksat e reja, nëse mbahen për një periudhë të zgjatur, mund të shtojnë mijëra dollarë në koston e një blerjeje mesatare të një makine të huaj në SHBA, shkruan Reuters.
Kjo për shkak të operacioneve të ndërthurura të prodhimit të zhvilluara nga prodhuesit e makinave në të gjithë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara gjatë tre dekadave të fundit.
Pothuajse gjysma e të gjitha makinave të shitura në SHBA vitin e kaluar ishin të importuara, thotë firma kërkimore GlobalData.
Në Azi, aksionet e Toyota, Honda dhe Hyundai ranë të gjitha midis 3% dhe 4%.