
Shefi i DOGE Elon Musk u shpreh i tronditur për “urrejtjen dhe dhunën nga e majta” pas masave të ndërmarr nga ekipi i tij për uljen e kostove të qeverisë që kanë shkaktuar zjarrvënie dhe vandalizëm kundër automjeteve Tesla.
“Është vërtet një tronditje për mua që ka pasur këtë nivel urrejtjeje dhe dhune nga e majta, kam menduar gjithmonë se e majta, demokratët, supozohej të ishin partia e ndjeshmërisë, partia e përkujdesjes dhe megjithatë ata po djegin makina, po sulmojnë shitësit.” – i thaMusk prezantuesit të Fox News, Sean Hannity.
Kreu i Tesla-s argumentoi se kompania e tij e makinave elektrike ka qenë gjithmonë “paqësore” dhe se ai personalisht nuk ka bërë kurrë diçka kaq “të dëmshme” apo “të tmerrshme” për të nxitur një reagim të tillë, shkruan NY Post.
“Unë kam bërë vetëm gjëra produktive,” tha Musk.
“Mendoj se thjesht kemi të bëjmë me një çmenduri, duhet të ketë ndonjë lloj sëmundjeje mendore që po ndodh këtu, sepse kjo nuk ka kuptim.”

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e quajti valën e fundit të sulmeve të synuara kundër automjeteve Tesla “asgjë më pak se terrorizëm i brendshëm”.
Bondi e bëri deklaratën pasi pesë automjete Tesla u dëmtuan pasi një zjarr shpërtheu në një qendër Tesla në Las Vegas të martën në mëngjes. Autoritetet lokale fajësuan për zjarrin një burrë që hodhi bomba molotov, duke vënë në dukje se fjala “rezistojmë” ishte lyer nëpër dyert e objektit.
“Unë mendoj se ka forca më të mëdha të përfshira,” tha Musk.
“Dua të them, nuk e di kush po e financon këtë dhe kush po e organizon këtë. Kjo është çmenduri. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”
Musk ia atribuoi dhunën suksesit të tij në çrrënjosjen e mashtrimeve dhe abuzimeve në qeverinë federale përmes punës së tij me Departamentin e Eficencës së Qeverisë, që synon të ulë 2 trilion dollarë në shpenzimet e qeverisë.
“Rezulton se kur u heq njerëzve paratë që po marrin me mashtrim, ata mërziten shumë,” tha ai.
“Ata në thelb duan të më vrasin sepse unë po ndaloj mashtrimin e tyre dhe ata duan të lëndojnë kompaninë time sepse ne po ndalojmë këtë humbje të tmerrshme të të ardhurave të tyre përmes mashtrimit dhe korrupsionin në qeveri”, vijoi Musk.