Vendosni fjalën kyçe....

“Kur flas unë, ti qepe” – Çasti i pakëndshëm në tapetin e kuq, bashkëshortja i mbyll gojën aktorit të njohur


Hilaria Baldwin u përplas me bashkëshortin e saj Alec gjatë një interviste në tapetin e kuq që është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Daily Mail.

Personaliteti televiziv e cila trajtoi polemikat për theksin e saj “të rremë” spanjoll, po fliste me Extra në rihapjen madhështore të Planet Hollywood në NYC javën e kaluar së bashku me aktorin, 66 vjeç, kur ndodhi përplasja.

Dyshja po diskutonin nëse një sezon i dytë i shfaqjes së tyre “TLC The Baldwins” ishte ndoshta në punë e sipër, me episodin e parë të transmetuar muajin e kaluar më 23 shkurt.

Në një copëz të intervistës që u nda në TikTok, intervistuesi pyeti nëse shikuesit mund të prisnin sezonin e dytë dhe Hilaria mori pak kohë para se të përgjigjej.

Alec u hodh brenda dhe tha, “The Hilaria Show”, duke shtuar: “Do jetë e mrekullueshme. Ti je e jazhtëzakonshme”, gjë që bëri që gruaja e tij ta ndërpriste menjëherë duke thënë: “O Zot. Kur flas unë, ti qepe”.

“Më fal,” tha Baldwin dhe Hilaria përsëriti duke mbajtur duart lart: “Kur unë jam duke folur, ti nuk flet dot”.

Ajo u kthye për t’u përballur me intervistuesin dhe tha me shaka: “Kjo është arsyeja pse ne do duhet ta heqim atë nga emisioni.”