Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në lokalin e natës në Maqedoninë e Veriut, qytetarët protestë sot në Koçan


Pas zjarrit që ra në klubin e natës ‘Pulse’ një ditë më parë në Koçan, ku vdiqën 59 të rinj qytetarët kanë paralajmëruar protestë për jetët e humbura.

Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta do të mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit në Koçan.

Sipas këtij njoftimi thuhet se qëllimi i kësaj proteste është edhe për të ‘luftuar’ këtë sistem i cili nuk ofron siguri dhe mirëqënie.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i k tithejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi.

Kafenetë që kanë zgjeruar ambientet e tyre në të gjithë zonën tregtare dhe makinat e parkuara në trotuare, të cilat bllokojnë rrugën e këmbësorëve, na krijojnë rreziqe. Nuk duhet të harrojmë se nuk respektohet ndalimi i hedhjes së mbetjeve nga komunat e tjera, ku ,me shoqërim policor lejohet lejohet hedhja e mbeturinave në të njëjtën”, thuhet në njoftim.