
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në kuadër të masës së detyrimit për paraqitje për aferën “Partizani”. Pas daljes nga institucioni, ai sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar për “amnistimin e krimit elektoral” dhe “cenim të zgjedhjeve të lira”.
“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty“, tha Berisha.
Berisha gjithashtu akuzoi ministrin Ulsi Manja për përgjimin e Erion Veliajt në qeli, duke pretenduar se ai kishte urdhëruar vendosjen e pajisjeve përgjimi në ambientet e paraburgimit. “E kishin mbushur me çimka në të gjitha anët,” deklaroi ai.
“Dhe Uluziu ka luajtur rolin e tij, njeri të pabesë, ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu është pjesë e këtij kurthi.
Kur prokurori tha se kemi dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët.
As gëk e as mëk nuk bëri. Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet.
Nëse donin të vinin çimka, t’i bënin jo duke aktivizuar ministra apo zyrtarë më të lartë, por të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli.
Të mos bëj avokatin, ta lë Maks Haxhinë t’i çojë cigaret. Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij dhe duke u ulur në tavolinë.
E kishin mbushur me çimka në të gjitha anët”, tha Berisha.
Gjithashtu, Berisha akuzoi Taulant Ballën për ndikim në proceset gjyqësore, duke pretenduar se ai është i përfshirë në “pazare” për manipulimin e dosjeve në SPAK dhe OFL. Sipas tij, vendimet mbi disa çështje trajtohen si “top futbolli” mes institucioneve.
“Taulant Bego Yaris, është një personazh unik. Është edhe hajdut xhepash, nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit. Ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.
Janar 2021, Sueli është në diskutim me Pini D787Bo në lidhje me një çështje kundër tij të nisur nga OFL. Dosja ndodhet në SPAK.
Pini thotë se: Do ta kthej dosjen nga SPAK në OFL. E shihni si bëhen pazaret, e pastaj më thoni mua pse them organizatë kriminale. I bëjnë dosjet top futbolli nga SPAK tek OFL.
Në fund thuhet: Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Dmth do ta bëjë se s’ka ku të shkojë. Kjo ishte sot për Taon dhe redaktorin.”