
Kina ka vendosur të hyjë atje ku njerëzimi nuk ka qenë më parë: nën koren e Tokës, në mantelin e saj.
Për të arritur këtë qëllim, ajo do përdorë “Meng Xiang” – që do të thotë “ëndërr” – një anije shpuese e stërmadhe e ndërtuar për të depërtuar nëpër kilometra të shtratit të detit. Nëse do jetë i suksesshëm, ky mision mund të zhbllokojë sekretet e brendshme të Tokës dhe forcat tektonike që formojnë planetin tonë.
Meng Xiang hyri zyrtarisht në shërbim në nëntor 2024, duke u mburrur me një aftësi të pashembullt për të shpuar deri në 11 kilometra nën fundin e detit, shkruan IFL.
Ekzistojnë pak anije të tjera shpuese shkencore dhe asnjë e këtij kalibri. Ekziston anija Chikyu e Japonisë me një thellësi maksimale shpimi prej 7 kilometrash.
Me gjatësi 179.8 metra, anija gjigante është në gjendje të jetë e vetëmjaftueshme për 120 ditë dhe mund të strehojë një ekuipazh prej 180 personash, si dhe nëntë laboratorë shkencorë që hulumtojnë fusha të tilla si gjeologjia, gjeokimia, mikrobiologjia dhe shkenca e oqeanit.
Njerëzit kanë qenë gjithmonë të mahnitur nga misteret nën këmbët tona. Vrima artificiale më e thellë në Tokë njihet si “Vrima Kola”, duke arritur një thellësi prej 12,262 metrash nën Rusinë veriore. Kjo është mbi 1 kilometër më e thellë se potenciali i shpimit të Meng Xiang, por është e rëndësishme të theksohet se korja e Tokës është më e hollë në disa zona sesa në të tjera.
Në brendësi, korja kontinentale është rreth 37.5 kilometra e trashë. Megjithatë, korja oqeanike është shpesh vetëm 5 deri në 7 kilometra e trashë. Ka edhe kreshta në mes të oqeanit ku është edhe më e hollë për shkak të gjestikulacionit gjeologjik dinamik.
Kjo është shfrytëzuar nga shkencëtarët që kanë përdorur hollësinë e saj relative për të mbledhur mostra të mantelit të Tokës, megjithëse Meng Xiang shpreson të arrijë këtë shtresë duke shpuar kilometra kore.
“Mostrat e bërthamës së thellë të tokës që nija do marrë do t’u ofrojnë shkencëtarëve prova të drejtpërdrejta për të studiuar tektonikën e pllakave, evolucionin e kores oqeanike, klimat e lashta detare dhe evolucionin e jetës. Kjo do ndihmojë njerëzimin në kuptimin, mbrojtjen dhe përdorimin më të mirë të oqeaneve,” tha Xu Zhenqiang, drejtor i institutit kinezisë të gjeologjisë dhe marinës.
Për më tepër, lëshimi i Meng Xiang është një tjetër shenjë e statusit në rritje të Kinës si një superfuqi shkencore, duke sfiduar mbizotërimin e gjatë të SHBA-së.
“Jam shumë i lumtur që Kina është rritur sa të ndërtojë një anije të tillë,” tha James Austin, një stratigraf sizmik në Universitetin e Teksasit në Austin, për Science në 2024, duke shtuar: “Është një ditë e trishtuar për Shtetet e Bashkuara”.