
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkon një mandat të katërt, duke e cilësuar atë si mundësinë e vetme për t’u siguruar shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian.
Sipas tij, kjo do të ndihmonte në përfundimin e situatës poshtëruese në kufijtë e BE-së, ku shqiptarët trajtohen ndryshe nga qytetarët europianë. “Sa herë zbresim në një aeroport të BE-së, na tregojnë një korridor të veçantë, ndërsa evropianët kalojnë pa radhë. Na marrin në pyetje, na shikojnë me dyshim dhe na kërkojnë të justifikojmë arsyet e udhëtimit tonë,” tha Rama.
Ai u shpreh se brenda dekadës së ardhshme synon t’i pajisë të gjithë shqiptarët me pasaportë europiane, duke theksuar se për këtë është i nevojshëm jo vetëm një mandat i katërt, por më i fuqishëm se të tre të mëparshmit.
“Me pasaportën e BE-së, Evropa bëhet më e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria aq e madhe sa Europa,” tha ndër të tjera kryeministri.